Përfshirja dhe forcimi i rolit të komunitetit kërkimor dhe akademisë në proceset dhe rezultatet që kanë të bëjnë me negociatat për Cluster 1, përbën një nga qëllimet kryesore të projektit: “Përmirësimi i Debatit të Politikave dhe Llogaridhënies në Përmbushjen e Grupit të Parë të Kapitujve Negociues (Cluster 1), përmes Krijimit të Platformës së Negociatave BE-Shqipëri për Cluster 1 (C1-EU-NPA)”.
Në këtë kontekst, në datën 8 Nëntor në bashkëpunim me Instituti i Studimeve Evropiane u organizua një takim i përbashkët informues me qëllim prezantimin e projektit dhe nxitjen e diskutimeve në lidhje me angazhimin e akademisë në procesin e negociatave për fushat që përfshihen në Cluster 1.
Pyetjet dhe diskutimet e zhvilluara kishin në fokus elaborimin e komponentëve të projektit dhe aktiviteteve për përmbushjen e tyre si edhe forcimin e ndërveprimit me komunitetin akademik, për të mundësuar një rol më aktiv dhe përfshirës të akademisë në procesin e integrimit evropian dhe specifikisht fushave që lidhen me grupin e parë të kapitujve (#Cluster1).
➡ Zbatimi i projektit është mundësuar nga Embassy of the Netherlands in Albania