Procesi i anëtarësimit të Kroacisë, sfidat dhe mësimet e nxjerra, ishin në qendër të leksionit të zhvilluar sot nga Znj. Ruzica Gelo, ish negociatore dhe eksperte e fushës integrimit europian.
Pjesëmarrësit mundën të njihen me përvojat konkrete dhe me përfitimet e Kroacisë nga ky anëtarësim, si dhe të drejtojnë pyetje dhe të diskutojnë me të ftuarën.
Leksioni u zhvillua në kuadër të kursit “Histori e integrimit europian”, pjesë e projektit Jean Monnet Chair – ISE që mbështetet nga Komisioni Europian dhe zbatohet nga Instituti i Studimeve Europiane.