Programi i Doktorature i Institutit te Studimeve Evropiane

Programi i studimit Doktoratë në “Studime Evropiane” është program i ciklit të tretë të studimeve, studime të doktoratës, referuar nivelit 8 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Ky program doktorature ofrohet nga ISE (të dy departamentet e tij- Departamenti “Legjislacion dhe politika të BE-së” dhe Departamenti “Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare të BE-së”).

Ai është ideuar për të zhvilluar aftësi akademike, njohuri të thelluara mbi zhvillimet aktuale në fushën e integrimit evropian, proceseve dhe politikave integruese.

Ky program doktorate ofrohet në tre nënfusha: “Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare të BE-së”; “Legjislacioni dhe institucionet evropiane”; “Politika dhe qeverisja në Evropë”.

Kohëzgjatja e këtij programi studimi është jo më pak se tri vite akademike dhe jo më shumë se pesë vite akademike. Në përfundim të tij, lëshohet diploma e gradës shkencore “Doktor” në Studime Evropiane, me nënfusha: 

  – “Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare të BE-së”

 – “Legjislacioni dhe institucionet evropiane”

 – “Politika dhe qeverisja në Evropë”

Programi i studimit të Doktoratës në “Studime Evropiane” organizohet në bazë të parimeve të lirisë akademike, të autonomisë, të cilësisë, të efektshmërisë, eficiencës, transparencës dhe mosdiskriminimit, korrektesës akademike dhe etikës në kërkimin shkencor.

Programi i të Doktoratës në “Studime Evropiane”, në UT, për avantazhet dhe specifikën që ofron në çështje të dedikuara të studimeve europiane, synon krijimin dhe interpretimin e njohurive dhe aftësive të thelluara në nënfushat përkatëse të këtij programi, përmes nxitjes dhe motivimit të një punë kërkimore origjinale dhe mendimit kritik.

Programi i Doktoratës në “Studime Evropiane” përfshin kërkimin shkencor dhe veprimtarinë krijuese të pavarur si bazë për përpunimin e tezës së doktoratës, rezultatet dhe mbrojtjen e suksesshme që çojnë në marrjen e gradës Doktor i Shkencave në Studime Evropiane.

Ai mban parasysh prioritetet që burojnë nga Plani i Kërkimit Shkencor të UT-së miratuar me Vendimin Nr. 11, dt.26.04.2018 të Senatit Akademik të UT-së, ku janë përcaktuar drejtimet kryesore edhe për kërkimin shkencor. Në përputhje me këtë plan strategjik të UT-së, edhe ISE ka përcaktuar prioritetet e saj.

 

Në likun në vijim mund të shkarkoni Rregulloren e Studimeve Doktorale

en_USEnglish