Kriteret e pranimit në programet e studimit të ciklit të dytë të studimeve: Master i Shkencave në ISE, viti akademik 2019-2020

A. Kriteri bazë i përzgjedhjes për shpalljen e fituesve:
Mesatarja e përgjithshme e studimeve Bachelor ose atij 4 vjecar të jetë mbi 6.
B. Politika e përzgjedhjes bazohet në përparësitë e mëposhtme:
Përparësi kanë aplikantët e diplomuar në Fakultet e Universitetit të Tiranës:
  1. Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë.
  2. Fakulteti i Drejtësisë.
  3. Fakulteti i Ekonomisë.
  4. Fakulteti i Shkencave Sociale.
  5. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.
Aplikantët e diplomuar në Universitet e Huaja sipas fakulteteve të analoge.
Aplikanët e diplomuar në Universitet Private, të akredituar, me të njëtin profil.
C. Kush mund të aplikojë?
Për Mastër i Shkencave në drejtimin:
Legjislacion dhe Institucione të BE
  • Përparësi kanë aplikantët që kanë mbaruar studimet universitare në Fakultetin e Drejtësisë, UT, (si dhe ato të përcaktuar sipas pikës B), të cilët kanë të paktën një diplomë Bachelor ose 4 vjecar, si edhe aplikantë që vijnë nga fakultete të tjera publike dhe jo publike me të njëjtin profil, të huaja ose vendase pasi të jetë bërë njohja e tyre sipas rregullores së fakultetit dhe VKM në fuqi.
Politika dhe Qeverisja në Evropë
  • Përparësi kanë aplikantët që kanë mbaruar studimet Bachelor ose 4 vjecar në UT në Fakultet e sipër cituara të UT (sipas pikës B), në Ekonomik, Shkencat Politike, Drejtësi, Shkencat Sociale, Histori, apo në fakultete të tjera publike dhe jo publike, të huaja ose vendase pasi të jetë bërë njohja e tyre sipas rregullores se fakultetit dhe VKM në fuqi.
Diplomaci dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare të BE
  • Përparësi kanë studentët që kanë mbaruar studimet universitare në Fakultetet e sipërcituara të UT, (sipas pikës B), që kanë të paktën një diplomë Bachelor ose 4 vjecar apo në fakultete të tjera publike dhe jo publike, të huaja ose vendase, pasi të jetë bërë njohja e tyre sipas rregullores se fakultetit dhe VKM në fuqi.
  • Renditja e aplikantëve do të bëhet sipas kritereve të mësipërme duke mbajtur parasysh mesataren zbritëse nga më e larta tek më e ulta.
  • Kandidati nuk mund të ndjekë njëkohësisht dy programe studimi IAL, me përjashtim të studentëve të shkëlqyer.
  • Kanë të drejtë të aplikojnë në programet e ciklit të dytë, për program të dytë studimi, kandidatët që:
  • Kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë, në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë, i cili rezulton i licensuar në momentin e rregjistrimit dhe i akredituar në momentin e diplomimit.
  • Janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të integruar të studimeve të ciklit të dytë dhe që kanë kryer njesimin e diplomës pranë QSHA-së.
D. Dokumentat që duhen dorëzuar në momentin e aplikimit
Në zbatim të Udhëzimit nr. 17. Dt. 30.07. 2019 kreu IV, në momentin e për caktimit të datave për regjistrim në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave në ISE, kandidatët aplikantë do të paraqesin në sekretarine e ISE-së dokumentcionin e mëposhtëm:
  • Diplomën ose fotokopjen e saj të njehsuar me origjinalin të ciklit të parë të studimeve, përfunduar brenda ose jashtë vendit.
  • Diplomën e Maturës shtetrore së bashku me çertifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njehsuar me origjinalin, konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore (DAR/ZA). Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para hyrjes në fuqi të vendimit për krijimin e maturës shtetrore, paraqesin Deftesën e Pjekurisë, origjinalin ose fotokopjen e saj, të njehsuar me origjinalin dhe të konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore (DAR/ZA).
  • Dëshmi të gjuhës së huaj sipas informacionit të publikuar ne faqen zyrtare të MASR www.arsimi.gov.al.
  • Formularin e aplikimit sipas shtojces nr. 5 të udhezimit 17 të MASR, publikuar në këtë faqe, i cili do të merret në sekretarinë e ISE-së, ose online në faqen tonë.
  • Fotokopje të dokumentit të identifikimit
  • Curriculum Vitae
  • Deklaratë për verifikimin e dokumentacionit shkollor me të cilën do të njihen nga sekrtaria e ISE-së.
  • Dy fotografi personale
Dokumetacion shtesë vetëm për shtetasit e huaj:
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës shqipe, fituar në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Shtetasit e huaj që kanë kombësi shqiptare dhe kanë njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe mund të sjellin çdo dokumet nga vendi i origjinës që provon njohjen e gjuhës shqipe.
  • Curriculum Vitae
  • Deklarate sipas shtojces ne 4 te udhezimit 17 të MASR, publikuar në këtë faqe.
Dokumetacion shtesë vetëm për kandidatët e kategorive të veçanta:
  • Kandidati me statusin e personit me aftësi të kufiziar duhet te dorëzojë edhe fotokopjen e noterizuar të librezës së te verbrit të lëshuar nga Shërbimi social Shtetror ose kopje të noterizuar të vendimit të KMCAP-it.
  • Kandidati me status te jetimit, duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar të dokumentit që çertifikon statusin e jetimit të lëshuar nga Shërbimi Social Shetrorë.
  • Kandidati Rom dhe Ballkano-Egjiptian, duhet të dorëzojë dhe vetdeklarimin ose një dokumet që vërteton që është Rom ose Ballkano-Egjiptian.
E. Afatet e aplikimit:
  • Aplikimi kandidatëve: dt. 01.10.2019 deri 11.10.2019 ora 10.00 -14.00, (me përjashtim të ditës së djelë).
  • Shpallja fillestare e fituesve: dt. 22.10.2019
  • Ankimimet: dt. 22.10 2019 deri me dt. 25.10.2019
  • Regjistrimi i fituesve: dt. 26.10.2019 deri dt. 30. 10. 2019
  • Dërgimi i fituesve në Rektorat: dt. 1.11.2019
ISE ju uron suksese!

Na ndiqni në faqen e Facebook