Datat e riprovimeve per sezonin shtator 2021
Regjistrimet për provimet e mbartura jane nga data 08.09.2021 – 09.09.2021 nga ora 10-12.00. Për provimet e mbartura do tju lu lutesha , të më dërgonit email dhe të më bënit me dije provimet që doni të regjistroheni. Në se ka përplasje datash ose ndonjë lëndë të cilës nuk i ka dalë data, do të me shkruani në email për të gjetur mundësinë e një date tjeter .
Data e mbrojtjes se mikrotezave 30.09.2021 ora 11.00
Perpara se te bëni mbrojtjen duhet patjeter të keni dorezuar deri në date 23.09.2021 ora 10- 12.00 pranë sekretarisë:
– 2 kopje te mikrotezave
– 1 cd me punimin e mikrotezes brenda
– 4 fotografi me përmasa pashaporte
– Mbrojtjen e gjuhes angleze sipas udhezimit te MAS nr 52 dt 03.12 .2015 dhe shkreses te dt 03.01.2018
– Karte identiteti
– Fotokopje e diplomes bachelor