Njoftim mbi shpalljen e kandidatit fitues të konkursit për një vend pune për personel akademik me kohë të plotë të kategorisë “Profesor” në Departamentin e Legjislacionit Europian dhe Politikat e Qeverisjes Europiane.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 67 të Statutit të Universitetit të Tiranës, në përfundim të procedurës së vlerësimit të dosjes dhe intervistës, Komisioni ad-hoci ngritur për këtë qëllim, vendosi të shpallë fitues kandidaten Prof.Asoc.Dr. Endirë Bushati për pozicionin e punës personel akademik me formim juridik i kategorisë “Profesor”, në Departamentin e Legjislacionit Europian dhe Politikat e Qeverisjes Europiane në Institutin e Studimeve Europiane, UT 

Njoftim mbi shpalljen e kandidatit fitues të konkursit për një vend pune për personel akademik me kohë të plotë të kategorisë “Asistent-Lektor” në Departamentin e Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 67 të Statutit të Universitetit të Tiranës, në përfundim të procedurës së vlerësimit të dosjeve dhe intervistës, Komisioni ad-hoci ngritur për këtë qëllim, vendosi të shpallë fitues kandidatin Dr. Ermir Gjinishi për pozicionin e punës personel akademik me kohë të plotë me formim në shkencat shoqërore i kategorisë “Asistent-Lektor”, me orientim kërkimor-shkencor në Departamentin e Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Institutin e Studimeve Europiane, UT.