Një person fiton statusin e studentit me regjistrimin e tij në një institucion të arsimit të lartë dhe e humbet këtë status me marrjen e diplomës ose çertifikatës përkatëse, si dhe në raste të ndryshme të çregjistrimit të tij. Të drejtat dhe detyrimet e studentëve përcaktohen në bazë të këtijligji, si dhe në statutet e institucioneve të arsimit të lartë.
Të drejtat dhe detyrat e Studentëve
1. Studentët kanë të drejtë: a) Të ndjekin leksione, seminare dhe të gjitha veprimtaritë e tjera mësimore, të organizuara në përputhje me statusin e tyre; b) Të përdorin mjediset, bibliotekë, salla kompjuterash dhe shërbime të tjera që ofrohen për studentët nga institucioni; c) Të zgjedhin dhe të zgjidhen në organet e institucionit parashikuar për studentë, në përputhje me këtë ligj dhe statutin e institucionit; ç) Të shprehin opinionin e tyre për cilësinë e mësimdhënies dhe punën e personelit akademik të institucionit.
2. Studentët kanë detyrë: a) Të zbatojnë rregullat e hartuara nga institucioni; b) T’u kushtojnë vëmendjen e duhur studimeve dhe të marrin pjesë në veprimtaritë akademike; c) Të paguajnë tarifat e shkollimeve dhe të shërbimeve që u ofrojnë institucionet; ç) Të respektojnë kodin e etikës, të përcaktuar në statutet ose rregulloret e institucioneve respektive të arsimit të lartë; d) Të tregojnë vëmendjen e duhur ndaj të drejtave të personelit dhe të studentëve të tjerë etj.
3.Bazuar në VKM nr. 780, datë 26.12.2018 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret për ulje të tarifës vjetore të studimit në programet e ciklit të dytë të studimeve, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë” botuar në Fletoren Zyrtare nr. 189