Përfundoi këtë javë kursi “EU Law and Institutions”, në kuadër të programit të Masterit Ekzekutiv “EU Membership and Accession Negotiations”. Ky kurs u zhvillua nga Profesor Adam Lazowski, nga Universiteti i Westminster (Angli) dhe Kolegji i Evropës.
Masteri ekzekutiv 1-vjeçar i ISE-së ka si qëllim ngritjen e kapaciteteve dhe përgatitjen e ekspertëve për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.