Qëllimi i këtij programi master ekzekutiv 1 vjeçar është t’i pajisë pjesëmarrësit me të gjitha njohuritë e nevojshme teorike dhe praktike për t’u angazhuar me sukses në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe projektet evropiane. Qasja e tij profesionale, hartimi i kurrikulës dhe përbërja e fakultetit të përfshirë, synon të ofrojë një informacion të përditësuar dhe praktik, i cili do t’u mundësojë pjesëmarrësve të kuptojnë dhe të kontribuojnë në mënyrë efektive në procesin e negociatave. Shumica e lektorëve ka eksperiencë direkte dhe të nivelit të lartë në negociatat për anëtarësim në zgjerime të mëparshme.

Pjesa e parë e programit përqendrohet në kurset bazë të cilat ofrojnë një pasqyrë të gjerë të elementeve kryesore të BE-së, institucioneve të saj dhe politikëbërjes, si dhe procesit të anëtarësimit. Pjesa e dytë është e strukturuar në bazë të grupeve të kapitujve negociues (bazuar në metodologjinë e re të zgjerimit), duke i mundësuar secilit pjesëmarrës të fokusohet në fushat më të rëndësishme për karrierën përkatëse.

Ky program i ciklit të tretë është i përshtatshëm sidomos për individët që ndjekin karrierë në administratën publike, organizatat ndërkombëtare, shoqërinë civile, grupet e interesit, etj. I gjithë programi dhe komponentët e tij zhvillohen në gjuhën angleze.

 

Follow the link below for the detailed programme:

en_USEnglish