Departamenti i Legjislacionit dhe Politikave të BE-së është njësi bazë e zhvillimit të mësimdhënies dhe të punës kërkimore-shkencore të ISE-së, i cili përfshin fusha kërkimi të përafërta dhe grupon disiplinat mësimore përkatëse.

Departamenti gëzon dhe ushtron personalitetin juridik të mëvetësishëm në përputhje me legjislacionin në fuqi të zbatueshëm për arsimin e lartë, sipas përcaktimeve në Statutin e UT-së.

Departamenti nxit, programon, bashkërendon, zhvillon, organizon dhe administron veprimtarinë e mësimdhënies dhe atë kërkimore-shkencore në funksion të programeve të studimit që ofron. Departamenti i Legjislacionit dhe Politikave të BE-së ofron programe të ciklit të dytë Master i Shkencave dhe programe të ciklit të tretë.

Për programet e ciklit të dytë Master i Shkencave, Departamenti i Legjislacionit dhe Politikave të BE-së është përgjegjës për programin “Legjislacion dhe institucionet evropiane” si dhe është bashkëpërgjegjës për programin “Politika dhe Qeverisja në Evropë”.

Ai është përgjegjës për programet e studimit që ofron, për programet ndërdisiplinore të studimit në bashkëpunim me departamentin tjetër të ISE-së ose departamente të tjera jashtë tij, si dhe për lëndët përkatëse të tyre. Kujdeset vazhdimisht për përditësimin e kurrikulës mësimore, për mbulimin e programeve të studimit me personel akademik të kualifikuar me kohë të plotë ose të pjesshme.

Departamenti propozon ndryshimet në programet ekzistuese të studimit apo hapjen e programeve të reja, si edhe numrin e studentëve për çdo program, në përputhje me kapacitetet akademike dhe infrastrukturore të tij, sipas standardeve shtetërore të cilësisë.

Departamenti propozon kriteret e pranimit të studentëve për secilin program studimi, në përputhje me përcaktimet e Ligjit nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” si dhe të dispozitave të Statutit të UT-së, dhe të akteve nënligjore në fuqi. Departamenti përzgjedh studentët fitues që aplikojnë në programet e studimit që ai ofron, të cilët miratohen nga Drejtori i ISE-së, sipas procedurave të përcaktuara në Statutin e UT-së dhe aktet e tjera institucionale.

Departamenti i Legjislacionit dhe Politikave të BE-së mund të ofrojë shërbime për të tretë dhe veprimtari të tjera që kanë lidhje me disiplinat që ofron sipas legjislacionit në fuqi dhe rregullave të përcaktuara në Statutin e UT-së dhe në aktet e tjera institucionale.

Departamenti vlerëson paraprakisht dosjet e kandidatëve për titullin akademik “Profesor” ose “Profesor i asociuar” përpara paraqitjes së tyre pranë Komisionit për Promovimin e Personelit Akademik në përputhje me rregullat e posaçme të përcaktuara me akte nënligjore dhe me rregulloren e funksionimit të këtij komisioni; si dhe ndjek kualifikimin shkencor në doktoratë sipas rregullores përkatëse dhe vlerëson dosjet e kandidatëve për gradën shkencore “Doktor”, përpara paraqitjes së tyre pranë Komisionit për Dhënien e Gradës Shkencore “Doktor”.

Në funksion të veprimtarisë që kryen, Departamenti i paraqet Drejtorit të ISE-së kërkesa dhe listën nominale për punësimin me kontratë për periudha të shkurtra kohe të studiuesve, të personaliteteve vendës apo të huaj, për plotësimin e nevojave mësimore, kërkimore e shkencore të tij.

Departamenti i Legjislacionit dhe Politikave të BE-së kryen edhe çdo funksion tjetër që buron nga përcaktimet e Statutit të UT-së dhe akteve të tjera rregullatore në fuqi.

 

Përgjegjës i Departamentit është: Prof.Dr. Migena Leskoviku

sqShqip