Njoftime

📌Master Ekzekutiv
▫️“EU Membership and Accession Negotiations”
 
Për t’u pranuar në programin e studimit të ciklit të tretë Master Ekzekutiv në “EU Membership and Accession Negotiations” studenti/ja duhet:1. Të zotërojë diplomën “Master i shkencave”, ose një diplomë tjetër ekuivalente me të (si diplomë e nivelit të dytë, diplomë e integruar e nivelit të dytë ose një diplomë sipas sistemit të vjetër).2. Të ketë përfunduar studimet e larta në Studime Evropiane, Drejtësi, Ekonomi, ShkencaSociale, etj., ose të jetë i/e angazhuar profesionalisht në pozicione ku kërkohet ekspertizë në fushën e procesit të integrimit evropian.3. Të zotërojë gjuhën angleze, duke e vërtetuar me dëshminë përkatëse Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në anglisht, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.4. Të dorëzojë aplikimin dhe dosjen e plotë të dokumentacionit brenda datës 4 tetor 2023Dosja e aplikimita) Formulari i aplikimit, që ndodhet edhe në formë elektronike në webin e ISE-së, kliko ne link:  
https://ise.edu.al/wp-content/ uploads/Formulari-per- regjistrim.pdfb) Kopjen e noterizuar të diplomës Bachelor dhe diplomën e nivelit Master Shkencor;c) Jetëshkrimi i kandidatit (CV);d) Letër interesi ku paraqiten arsyet e aplikimit dhe lidhjen e masterit me angazhimin profesional;e) Një projekt-ide në lidhje me fushat me interes për kërkim shkencor të aplikantit dhe fushat/kapitujt negociues ku ka interes specifik;f) Dy letra rekomandimi nga persona që njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit;g) Nëse ka, publikime apo pjesëmarrje në konferenca, që lidhen me fushën;h) Dokumentacionin në lidhje me vërtetimin e njohurive të Anglishtes, sipas kritereve.Pranimi i aplikimeve përfundon në datë 4 tetor 2023 Aplikimi dorëzohet i firmosur dhe protokollohet në sekretarinë e programit të Masterit Ekzekutiv, pranë Institutit të StudimeveEuropiane. Përzgjedhja e kandidatëve bëhet sipas kritereve të parashikuara dhe bazohet në parimet e barazisë, të drejtësisë, të paanësisë dhe të meritës. Shqyrtimi i aplikimeve bëhet nga një Komision i posaçëm dhe kandidatët informohen për rezultatin brenda 1 jave nga mbyllja e afatit të aplikimit.Për më shumë informacion mund të kontaktoni në adresën​​ info@ise.edu.al
📌Master i Shkencave
▫️“Diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare të BE-së”
▫️“Legjislacion dhe institucionet evropiane”
▫️“Politika dhe qeverisja në Evropë”
▫️“Policies and Governance in Europe”
 

Dokumentet që duhet të dorëzoni për të aplikuar janë:• Diplomen e ciklit te pare te studimeve , perfunduar brendaose jashte, ose fotokopjen e saj te njehsuar me origjinalinte ciklit te pare te studimeve, perfunduar brenda ose jashtevendit.• Diplomen e Matures shtetrore se bashku me certifikaten enotave ose fotokopje te tyre te njehsuar me origjinalin,konfirmuar nga njesia perkatese arsimore vendore(DARIZA). Kandidatet qe kane perfunduar shkollen e mesmepara hyrjes ne fuqi te vendimit per krijimin e maturesshtetrore, paraqesin Deftesen e Pjekurise, origjinalin osefotokopjen e saj, te njehsuar me origjinalin dhe tekonfirmuar nga njesia perkatese arsimore vendore(DARIZA).Deshmi te gjuhes se huaj sipas informacionit te publikuarne fagen zyrtare te MAR www.arsimi.gov.al.• Formularin e aplikimit sipas shtojces nr. 5 te udhezimit 17te MASR, publikuar ne kete faqe, i cili do te merret nesekretarine e ISE-se, ose online ne faqen tone.• Fotokopje te dokumentit te identifikimit.• Curriculum Vitae• Deklarate per verifikimin e dokumentacionit shkollor me tecilen do te njihen nga sekrtaria e ISE-se.• Dy fotografi personale

Formularin e aplikimit mund ta shkarkoni në linkun në vijim: https://ise.edu.al/wp-content/ uploads/Formulari-per- regjistrim.pdf

Për më shumë informacion mund të kontaktoni në adresën​​ info@ise.edu.al

Rreth nesh

Instituti Studimeve Europiane

Instituti i Studimeve Evropiane (ISE) është njësi kryesore, ndërfakultetore e Universitetit të Tiranës (UT), që ofron programe studimi të ciklit të dytë (Master i Shkencave) dhe të ciklit të tretë të studimeve. ISE është krijuar fillimisht me VKM nr. 588, dt. 02.11.2000 me emrin e Qendrës për Studime Evropiane, dhe më vonë me VKM nr. 1182, dt.03.12.2009 u shndërrua në Institutin e Studimeve Evropiane (ISE).

Cikli dyte dhe i trete

Universiteti Tiranes

Perse te na zgjidhni ne?

Perse ne ?
Studimet në Institutin tonë kanë objektiv formimin e integruar akademik në fushat juridike, sociale dhe ekonomike. Për të analizuar zhvillimet në Europën e sotme nevojiten kompetenca në këto fusha, por edhe duke i gërshetuar ato me një kuadër historik e kulturor të rrugëtimit të shoqërisë europiane. Shqipëria është një vend që mëton të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

Na kontaktoni

    Aktivitete

    Fakte

    Instituti Studimeve Europiane

    8
    Pedagoge
    2
    Departamente
    100
    Student te diplomuar / vit
    sqShqip