Master i Shkencave në “Politika dhe Qeverisja në Evropë”

  1. Programi i studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave në “Politika dhe Qeverisja në Evropë”

synon që të pajisë studentët me njohuri teorike dhe praktike në fushën e politikave dhe

qeverisjes evropiane, të jenë të aftë të punojnë në grup si dhe të jenë të aftë të pērballen me tregun e punës,

  1. Ky program studimi synon të:
  2. Pajisë të diplomuarit me njohuri të thelluara në lidhje me politikat dhe qeverisjen e

Bashkimit Evropian, si dhe të gërshetojë formimin e tyre akademik teorik dhe

metodologjik me praktikën dhe ekspertizën e fushës dhe të zhvillojë aftësinë për punën

në grup;

  1. Inkurajojë dhe aftësojë studentët të formojnë pikëpamjet e tyre dhe të gjenerojnë

analiza për çështjet e rëndësishme të proçesit të integrimit evropian;

  1. Japë njohuri mbi krijimin e Bashkimit Evropian, politikat dhe evolucionin e

institucioneve evropiane dhe kompleksitetin dhe dinamikat që ndikojnë në proçesin e

integrimit në BE.

ç) Pajisë të diplomuarit me njohuri specifike shkencore dhe metodologjike në lidhje me

politikat dhe institucionet e Bashkimit Evropian dhe disiplinat përkatëse, të domosdoshme

për aftësimin e të diplomuarve për kryerjen e punës së pavarur kërkimore, si dhe në

prezantimin dhe botimin e arritjeve të tyre.