Master i Shkencave në “Diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare të BE-së”

  1. Programi i studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave në “Diplomaci dhe marrëdhënie

ndërkombëtare të BE-së” synon që të pajisë studentët me njohuri teorike dhe praktike në

fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të BE-së, të jenë të aftë të punojnë në grup si dhe të jenë të aftë të përballen me tregun e punës.

  1. Ky program studimi synon të:
  2. Pajisë të diplomuarit me njohuri të thelluara në lidhje me diplomacinë dhe marrëdhëniet

ndërkombëtare të BE-së, si dhe ti gërshetojë formimin e tyre akademik teorik dhe

metodologiik me praktikën dhe ekspertizën e fushës dhe të zhvillojë aftësinë për punën

në grup;

Inkurajojë dhe aftësojë studentët të formojnë pikëpamjet e tyre dhe të gjenerojnë

analiza për çështjet e rëndësishme të proçesit të diplomacisë dhe integrimit evropian;

  1. Japë njohuri mbi Bashkimin Evropian, politikën e jashtme të përbashkët dhe sigurisë

së tij, diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në BE, duke trajtuar

kompleksitetin dhe dinamikat që ndikoinë në këtë drejtim.

4) Pajisë të diplomuarit me njohuri specifike shkençore dhe metodologjike në lidhje me

diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të BE-së në një qasje multidisiplinare, të

domosdoshme për aftësimin e të diplomuarve për kryerjen e punës së pavarur kërkimore,

si dhe në prezantimin dhe botimin e arritjeve të atyre.