Master i Shkencave në “Legislacion dhe institucionet evropiane”

  1. Programi i studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave në “Legislacion dhe institucionet evropiane” synon që të pajisë studentët me njohuri teorike dhe praktike në fushën e legjislacionit dhe institucioneve evropiane, të jenë të aftë të punojnë në grup si dhe të jenë të aftë të përballen me tregun e punës.

Ky program studimi synon të:

  1. Pajisë të diplomuarit me njohuri të thelluara në të drejtën e Bashkimit Evropian dhe Institucionet e BE, si dhe të gërshetojë formimin e tyre akademik icorik dhe metodologjik me praktikën dhe ekspertizën e fushës dhe të zhvillojë aftësinë për punën në grup;
  2. Inkurajojë dhe aftësojë studentët të formojnë pikëpamjet e tyre dhe të gjenerojnë analiza për çështjet e rendësishme të proçesit të integrimit evropian;
  3. Japë njohuri mbi krijimin e Bashkimit Evropian, evolucionin e institucioneve evropiane dhe kompleksitetin dhe dinamikat që ndikojnë në proçesin e integrimit në BE.

ç) Pajisë të diplomuarit me njohuri specifike shkencore dhe metodologjike në të Drejtën e Bashkimit Evropian dhe disiplinat përkatëse, të domosdoshme për aftësimin e të diplomuarve për kryerjen e punës së pavarur kërkimore, si dhe në prezantimin dhe botimin e arritjeve të tyre.