Leksion i hapur në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE), Kuvendi i Shqipërisë me temë “Kuvendi i Shqipërisë në procesin e Integrimit Evropian”.
Në datën 19.06.2024, studentët e programeve Master i Shkencave në ISE, si pjesë e lëndës “E drejta e BE-së” zhvilluan një leksion të hapur në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE), Kuvendi i Shqipërisë me temë “Kuvendi i Shqipërisë në procesin e Integrimit Evropian”.
Nga Drejtoresha e Sekretariatit Teknik të këtij Këshilli, studentët e ISE-së u njohën me rolin që luan Kuvendi në lidhje me mbikqyrjen dhe kontrollin ndaj Qeverisë në hapat e ndërrmara në procesin e integrimit evropian të vendit, ndryshimet ligjore të 2023 që forcojnë rolin e Kuvendit në lidhje me këtë proces me rëndësi, kompetencat dhe përgjegjësitë e Kuvendit në çështjet europiane, fokusuar tek përafrimi i legjislacionit shqiptar me legjislacionin e Bashkimit Europian, vendosjen e dialogut të përshtatshëm politik ndërmjet palëve në proces, si dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe grupet e interesit për çështjet e integrimit europian. Po ashtu, studentët u njohën edhe me rolin që luan KKIE në rritjen e pjesëmarrjes qytetare dhe përfshirjen e bashkëpunimin me aktorë të interesuar, ku përfshihet edhe universiteti, në këtë proces.


