Mbrojtja e të dhënave personale dhe privatësia në Internet
Në dt. 3 prill 2024 në kuadër të leksioneve të hapura në ISE u zhvillua leksioni me temë “Mbrojtja e të dhënave personale dhe privatësia në Internet”. Në këtë aktivitet morën pjesë studentë të ISE-së, të cilët u njohën me aspekte të caktuara ligjore dhe praktike të përdorimit të komunikimit online dhe kryesisht të komunikimit nëpërmjet rrjeteve sociale, sidomos nga ana e të rinjve, parë nga perspektiva e mbrojtjes të së drejtës themelore – ajo e mbrojtjes së privatësisë.
Ndër të tjera, u theksua nevoja për ndërgjegjësimin e komunitetit mbi mbrojtjen e të dhënave personale dhe të drejtën për jetë private (online), si dhe përdorimi dhe zhvillimi praktik i kuadrit të kompetencave mbi edukimin e privatësisë, si pjesë e programeve studimore.
I ftuar ishte Av. Erion Xhepa, specialist dhe ekspert i të dhënave personale.



