Teaching practice
- Home
- Teaching practice
Programet e studimit në ISE janë ndërtuar dhe azhornuar për t’iu përshtatur ndryshimeve dhe zhvillimeve në fushën e arsimit të lartë, reformave institucionale që kanë ndodhur në vend, ecurisë së proceseve të integrimit europian të vendit, etj. Fokusi qendron tek përshtatja dhe adoptimi me ndryshimet e legjislacionit të arsimit të lartë dhe qenia në koherencë me nevojat e tregut të punës për specialistë të fushave që mbulon ISE.
Nisur nga objektivat e programeve të studimit që ofron ISE, aftësimi profesional dhe angazhimi i studentëve në praktika profesionale, zë një vend me rëndësi në veprimtaritë dhe strukturën e programeve të studimit.
Në programet Master i Shkencave, praktika profesionale përbën 10% të krediteve të programeve të studimit (12 ECTS) dhe zhvillohet në bashkëpunim me subjekte të ndryshme, sipas marrëveshjeve të përbashkëta, të nënshkruara për këtë qëllim.
Praktika zhvillohet në bashkëpunim me subjekte publike apo private në funksion të objektivave të programeve të studimit që ofron ISE, dhe nën drejtimin e personelit akademik të caktuar për këtë qëllim.