Projekti: Rritja e cilësisë së burimeve njerëzore të administratës publike në konceptimin dhe shkrimin e dokumentacionit zyrtar
Institucioni financues: AKKSHI
Institucioni zbatues: Instituti i Studimeve Evropiane, Universiteti i Tiranës
Kohëzgjatja: 18 muaj
Fusha: Shkencat sociale dhe albanologjike – nënfusha e inovacionit
Drejtuesja e projektit: Prof. dr. Aljula Jubani
Anëtare të grupit të punës: Prof. asoc. Alnida Koroshi Prof.asoc. Anila Çepani
Prof.asoc Maklena Çabej
Prof. asoc. Ogerta Stroka
Prof. asoc. Rozana Rushiti
Doktorante: Rafaela Marteta
Teuta Buka
Anila Aliaj
Ksenia Ferro
Përmbledhje e projektit
Veprimtaria e administratës publike, si një fushë ndërdisiplinore, bazohet në një sërë qasjesh e parimesh teorike, që lidhen me aspekte të veçanta të veprimtarisë së saj.
Përgatitja e dokumenteve dhe e shkresave zyrtare të administratës publike është një aspekt i rëndësishëm i komunikimit administrativ, sipas të cilit duhet të respektohen kufijtë e komunikimit formal dhe saktësia gjuhësore. Vëmendja e pamjaftueshme ndaj këtyre çështjeve mund të çojë në komunikim të paqartë, ndërlikime ligjore, si dhe të krijojë një imazh joprofesional për institucionet. Ky problem vjen e shtohet për shkak të mungesës së udhëzuesve të standardizuar dhe të trajnimeve, të përshtatura posaçërisht për punonjësit e administratës në sektorë të ndryshëm.
Ky projekt synon të përmirësojë cilësinë e komunikimit zyrtar në administratën publike shqiptare përmes hartimit të një manuali standard për dokumentet dhe shkresat zyrtare, si dhe zhvillimit të moduleve trajnimi për punonjësit e administratës në nivel qendror dhe lokal.
Në një kontekst ku përdorimi i gjuhës shqipe në funksione zyrtare është jo gjithmonë i standardizuar, projekti ndërthur qasjen historike, gjuhësore dhe praktike për të ndërtuar një urë të qëndrueshme midis normës gjuhësore dhe nevojave reale të administratës moderne.
Objektivat kryesore
Rezultatet e pritshme
Pse është ky projekt i rëndësishëm?
Në përputhje me shpalljen e vitit 2024 si “Viti i Gjuhës Shqipe”, projekti synon të sjellë një kontribut konkret në standardizimin e stilit zyrtar, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e profesionalizmit institucional dhe në qartësinë e komunikimit administrativ.
Ky është një hap që ndihmon për funksionimin e një administrate publike më të efektshme, më transparente dhe më të kuptueshme për qytetarët.
Për çdo pyetje na shkruani në adresën: [aljula.jubani@unitir.edu.al]
Manuali dhe materialet do të jenë së shpejti të aksesueshme online.