ISE ka si objektiv të pajisë studentët më njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor në fushën e studimeve evropiane.

Përmirësimi dhe rritja e cilësisë së shërbimeve ndaj studentëve është një nga prioritetet kryesore të ISE-së. ISE mbështet dhe orienton studentët në lidhje me qartësimin dhe njohjen e objektivave të secilit prej programeve master që ofron ISE dhe mundësitë/avantazhet e këtyre programeve për studentët që do t’i ndjekin ato, karrierën e tyre profesionale dhe orientimin më të mirë në tregun e punës.

Duke krijuar një kulturë shërbimi cilësor dhe mësimdhënie bashkëkohore synohet:

  • përmirësimi dhe rritja e cilësisë së shërbimeve ndaj studentëve nëpërmjet informimit, këshillimit, si dhe orientimit të tyre;
  • kontributi ne krijimin dhe përmirësimin e një infrastrukture të përshtashme dhe funksionale në shërbim të studentëve për realizimin/përmbushjen e detyrimeve akademike;
  • përmirësimi dhe zbatimi i një politikë gjithpërfshirëse akademike dhe në vendimmarrje;
  • përmirësimi i aksesit në sistemit e informacionit në nivel institucional duke synuar paraqitje të plotë, të saktë e të përditësuar të informacionit për studentët që lidhet me veprimtarinë e ISE, veçanërisht me procesin mësimor;
  • optimizimi i shfrytëzimit të teknikave innovative të mësimdhënies-mësimnxënies;
  • ruajtjen e kontakteve me studentët e diplomuar në vite (alumni), për të gjurmuar të diplomuarit si dhe për të ruajtur lidhjet me universitetin, si promovues të vlerave të tij.

 

 

Përmes pjesëmarrjes në aktivitete shkencore të organizuara nga ISE në bashkëpunim edhe me institucione të tjera, bëhet e mundur pjesëmarrja e studentëve të programeve master dhe doktoraturë në këto aktivitete.

Gjithashtu, përmes programeve aktuale dhe diversifikimit të ofertës akademike ne synojmë përthithjen jo vetëm të studentëve vendas, por edhe ata shqiptarë që vijnë nga vendet e tjera të rajonit, si dhe studentë të huaj.

 

Programet që ofron ISE u mundësojnë studentëve të avancojnë në dijet, kërkimin dhe karrierën e tyre individuale. Marrja e një diplome në fushat e studimeve evropiane që lidhen me programet e studimit në ISE, mund të sjellë përfitime në drejtim të promovimit në karrierë dhe mobilitetit, si dhe një reflektim më të mirë për një projektim më afatgjatë të karrierës.

sqShqip