Ndërkombëtarizimi synon:
a. Rritien e njohies ndërkombëtare të diplomave të lëshuara nga ISE:
b. Rritja e bashkëpunimit dhe veprimtarisë ndërkombëtare në fushën akademike e të kërkimit shkencor, nëpërmjet pjesëmarrjes në programet dhe projektet kërkimore kombëtare,
rajonale dhe Evropiane
c. Zgjerimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e shkëmbimit të personelit akademik të
ISE-së
d. Krijimi i mundësive për të ofruar diploma të përbashkëta me institucione homologe
ndërkombëtare, kryesisht të ciklit të dytë dhe të tretë të studimeve.
Në periudhën 2020-2022, janë nënshkruar disa marrëveshje me institucione vendase, që i
shërbejnë kryesisht zhvillimit të praktikave studentore, por jo vetëm.
-Një marrëveshje bashkëpunimi me Faculty of Social Studies, Masaryk University, në
Republiken Ceke.
Janë zhvilluar bisedime me Kolegjin e Europës, në Bruges, dhe tashmë kemi miratimin e tyre
për nënshkrimin e një marrëveshjeje mes rektorëve të të dyja institucioneve. Marrëveshja
parashikon shkëmbim stafi, aktivitete të përbashketa (Workshop, summer school), mbështetje për
përmirësimin e kurrikulave etj.) dhe pritet të miratohet nga Rektori i UT-së.
. Në komunikim me Universitetin e Molise-s po shihet mundësia për një diplomë të përbashkët masteri në “European and Balkans Studies”.
– Po diskutohet me Universitetin e Kalabrisë për propozimin e një diplome të përbashkët masteri
profesional në Europrogettazione”.
• Është përcjellë, propozimi për nënshkrimin e marrëveshjes me European University Institute,
Firenze, përmes së cilës synohet ti arrihet një diplomë e përbashkët për masterin ekzekutiv në “EU membership and accession negotiations”
Përmes këtij bashkëpunimi në rritje synohet:
• të ritet numri i bashkëpunimeve për realizimin e mobiliteteve;
të rritet numri i pjesëmarrjes në projekte për ngritjen e kapaciteteve;
• të hartohet dhe aplikohet një ofertë akademike për studentët ndërkombëtarë;
• të ofrohen module e lënde në gjuhën angleze;
• të organizohen dhe bashkëorganizohen aktivitete ndërkombëtare të kërkimit shkencor;
• të bashkëpunohet me personel akademik të huaj për shkëmbim përvojash dhe ekspertize
në fusha specifike dhe me interes për institucionin;
• të krijohen produkte kërkimore shkencore dhe të promovohen ato;
të ftohen si profesorë të ftuar personalitete të nderuara ndërkombëtare.