Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë në Institutin e Studimeve Europiane (ISE) është një strukturë ndihmës-akademike me karakter administrativ, që ka autonomi operative dhe akses në të gjitha të dhënat e Institutit. Kjo njësi është nën varësinë e Drejtorit dhe përbëhet nga: Dr. Elena Polo (lektore), Dr. Noela Mahmutaj (lektore) dhe Uendi Belba (studente).
Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë (NJSBC) në ISE ka për funksion:
- Të zbatojë politikën e UT për sigurimin e cilësisë, duke bashkëpunuar ngushtësisht me NJSC-në e UT dhe ato të njësive të tjera kryesore për të shkëmbyer eksperiencat dhe marrë pjesë në trajnime të përbashkëta organizuar nga UT apo ASCAL;
- Të planifikojë vlerësimin e brendshëm në kuadrin e vlerësimit institucional dhe atë të programeve të studimit, si dhe të asistojë ekipin e vlerësimit të brendshëm të cilësisë për përgatitjen e raportit final;
- Të organizojë veprimtari periodike monitorimi dhe vlerësimi përgjatë vitit akademik, sipas një plani vjetor apo kalendari të hartuar paraprakisht për çdo vit akademik;
- Të vlerësojë periodikisht rezultatet e veprimtarive mësimore, kërkimore dhe administrative;
- Të organizojë procesin e vlerësimit studentor për cilësinë e mësimdhënies, në përputhje me kalendarin përkatës, në fund të çdo semestri apo përpara sezonit të provimeve;
- Të përgatisë raportin vjetor për sigurimin e cilësisë në ISE;
- Të realizojë studime gjurmuese për të vlerësuar ecurinë e punësimit të studentëve dhe efikasitetin e programeve të ofruara;
- Të organizojë veprimtari për përmirësimin e cilësisë, si për shembull trajnime me ekipin e vlerësimit të brendshëm, me personelin akademik dhe atë administrativ, si dhe me studentët;
- Të ndajë praktikat më të mira të sigurimit të cilësisë me të gjithë aktorët e ISE;
- Të informojë aktorët e ISE dhe publikun për rezultatet e monitorimit, vlerësimit dhe akreditimit nëpërmjet formave të ndryshme të komunikimit;
- Të krijojë, pasurojë dhe mirëmbajë sistemin e përpunimit dhe ruajtjes së të dhënave të monitorimit dhe vlerësimit të brendshëm;
- Të regjistrojë rezultatet e të gjitha monitorimeve, vlerësimeve dhe akreditimeve të ISE si dhe ato të programeve të veçanta.