Roli i Parlamentit Europian në politikën e zgjerimit të BE-së dhe sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit europian
Roli i Parlamentit Europian në politikën e zgjerimit të BE-së dhe sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit europian ishin fokusi kryesor i takimit të dytë në Bruksel, me Z. Igor Miskulin (Desk officer covering Enlargement/Albania).
Studentët që ndjekin në ISE Masterin Ekzekutiv “EU Membership and Accession Negotiations” patën mundësi të diskutojnë gjerësisht mbi funksionimin e Parlamentit Europian, dinamikat e brendshme, zgjedhjet e qershorit 2024, si dhe pritshmëritë në lidhje me ecurinë e punës së institucioneve shqiptare. Z. Miskulin ndau me grupin eksperiencën dhe rekomandimet e tij në lidhje me hapat e ardhshëm, duke përfshirë edhe sfidat në lidhje me përkthimin dhe përafrimin e legjislacionit komunitar.
Në fund të takimit, Z. Miskulin iu përgjigj pozitivisht ftesës së përfaqësuesve të ISE-së për ta vijuar bashkëpunimin nëpërmjet një aktiviteti të hapur së shpejti në ISE.
Kushdo që ka interes në programin e masterit ekzekutiv “EU Membership and Accession Negotiations”, mund të kontaktojë në adresën email të dedikuar: euman@ise.edu.al