Në kuadër të programit të Masterit Ekzekutiv mbi negociatat dhe anëtarësimin në BE, si dhe të projektit Jean Monnet Chair “OwnEU”, patëm kënaqësinë e organizimit të një sesioni të hapur në ISE me dy përfaqësueset e Departamentit të Politikave dhe Integrimit Europian pranë Kryeministrisë, Znj. Elona Ajazi dhe Znj. Evis Qaja.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me organizimin institucional të procesit dhe mekanizmat kryesore që shërbejnë për koordinimin e punës. Pyetjet dhe diskutimi i mëpasshëm u përqëndruan veçanërisht tek puna e institucioneve për përafrimin e legjislacionit.