Përgatitja për hapjen e grup-kapitujve të parë në negociatat për anëtarësim kryesore ishte edhe tema e bisedës së zhvilluar në Komisionin Europian. Studentët e masterit ekzekutiv vizituan DG NEAR (Directorate-General for Neighbourhood and Enlargement Negotiations) ku patën mundësi të diskutonin më teknikisht mbi procesin e e negociatave të Shqipërisë dhe sfidat e pritshme.
Ishte vërtetë kënaqësi që ekspertët e Komisionit Europian që punojnë me Shqipërinë, bashkë me drejtuesen e tyre, gjetën kohën dhe ndanë pikëpamjet e tyre mbi këtë proces me studentët tanë. Më konkretisht, takimi u zhvillua me:
Sigrid Brettel – Acting Head of Unit, Unit D.3 Albania and North Macedonia, DG NEAR
Vincent Rey – Senior Expert – Team Leader European Integration, Unit D.3 Albania and North Macedonia, DG NEAR
Sergio Caliva’ – Political and Rule of law Policy Officer, Unit D.3 Albania and North Macedonia, DG NEAR
Kushdo që ka interes në programin e masterit ekzekutiv “EU Membership and Accession Negotiations”, mund të kontaktojë në adresën email të dedikuar: euman@ise.edu.al