Jean Monnet Chair
Titulli i projektit: Ndërtimi i kapaciteteve për përfshirje dhe pronësi në procesin e anëtarësimit në BE (OwnEU)
Qëllimi i këtij projekti është të rrisë njohuritë dhe kapacitetet e botës akademike shqiptare dhe aktorëve të tjerë të nevojshëm për të mbështetur efektivisht procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Shqipëria sapo ka nisur rrugëtimin e gjatë dhe transformues të negociatave të anëtarësimit, i cili do të kërkojë përpjekje dhe kontribute të mëdha nga të gjithë aktorët dhe palët e interesuara të shoqërisë shqiptare, jo vetëm nga institucionet qeveritare. Megjithëse ky proces perceptohet i ndërtuar si një ushtrim nga lart-poshtë në nivel kombëtar, i menaxhuar nga institucionet qendrore, implikimet dhe ndikimi është i konsiderueshëm në të gjitha nivelet dhe sektorët e shoqërisë. Prandaj, roli i botës akademike dhe i të gjitha grupeve të interesit është jetik për të siguruar rezultate më të mira në aspektin e përfitimeve dhe ndikimit pozitiv për qytetarët.
Në këtë aspekt, projekti kontribuon si lehtësues për ndërtimin dhe shpërndarjen e njohurive teorike dhe praktike në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE. Objektivi i përgjithshëm është ndërtimi i kapaciteteve dhe urave të komunikimit dhe dialogut ndërmjet grupeve të ndryshme të shoqërisë (akademisë në fillim, politikëbërësve dhe anëtarëve të ekipit negociator, shoqërisë civile, grupeve të interesit, etj.), duke rritur kapacitetet dhe njohuritë e tyre për procesin, dhe ndërgjegjësimi për komponentët kryesorë të procesit dhe disa nga praktikat më të mira se si të ecim përpara së bashku.
Duke ridizajnuar dhe përshtatur kurrikulat e lëndëve Master dhe duke organizuar disa seminare tematike, me pjesëmarrjen e studentëve, anëtarëve të ekipit negociator, ekspertëve dhe studiuesve të shquar dhe palëve të tjera të interesuara, projekti synon të arrijë një përfshirje më efektive dhe një rol më të madh të proces nga palët e interesuara. Kjo qasje do të kontribuojë në informimin e shoqërisë shqiptare mbi procesin dhe rëndësinë e vlerave të BE-së, duke rritur vizibilitetin dhe komunikimin e BE-së në vend.
Anëtarët e ekipit të projektit përfshijnë: Dr. Gentian Elezi (Koordinator, Instituti i Studimeve Evropiane), Dr. Aleksandar Andrija Pejovic (ish Kryenegociator i Malit të Zi), znj. Ruzica Gelo (ish-negociatore e Kroacisë), Profesor Adam Lazowksi (Universiteti i Westminster dhe Kolegjit të Evropës), Dr. Dorian Jano (Universiteti i Graz-it) dhe të tjerë.
Për më shumë informacion mbi projektin dhe aktivitetet e tij, vizitoni faqen e internetit të projektit: