Ky program master ofron një qasje gjithëpërfshirëse në lidhje me funksionimin e institucioneve dhe qeverisjes në Evropë dhe në BE. Kurrikula e tij ofron një spektër të gjerë konceptesh kryesore se si është ndërtuar dhe zhvilluar kuadri i politikave në të gjithë Evropën. Duke u fokusuar në ndërtimin dhe forcimin e kapaciteteve akademike dhe profesionale të pjesëmarrësve në fushën e studimeve evropiane, programi ndihmon për të kuptuar dhe përdorur më mirë njohuritë mbi Bashkimin Evropian dhe strukturën e tij institucionale.

Ky program master është i përshtatshëm për kandidatët që kërkojnë të zgjerojnë dhe thellojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre në fushën e studimeve evropiane, me fokus të veçantë në Bashkimin Evropian dhe funksionimin e tij. Programi zbatohet në gjuhën angleze.

Ndiqni linkun më poshtë për programin e detajuar:

sqShqip