Pse duhet të zgjidhni Institutin e Studimeve Evropiane në UT?

Në ditët e sotme mundësitë për arsimim janë të shumta dhe kushdo nga të rinjtë mund të zgjedhë të vijojë studimet e ciklit të dytë në IAL të ndryshme vendase (publike/jopublike) apo edhe jashtë vendit.

Por ne ju sugjerojmë të vini në ISE, UT për këto arsye:

1. Diplomë e vlefshme në tregun e punësimit, e lëshuar nga universiteti i parë dhe më i madh publik në vend;

2. Oferta jonë akademike dhe kurrikula e programeve Master që ne ofrojmë është atraktive dhe orienton studentët drejt zhvillimeve të fundit në fushën e integrimit europian të vendit;

3. Kurrikula e masterave që ne ofrojmë është e përditësuar dhe bazohet në disa nga modelet më të mira perëndimore si dhe nga eksperienca jonë shumëvjeçare;

4. Përfitime nga sistemi i bursave (ulja e tarifës) për studentët ekselentë dhe mesatare të lartë;

5. Mundësi për të përfituar nga programet e shkëmbimit studentore (p.sh. Erasmus+) me universitetet partnere;

6. Mundësi për aktivitete të dedikuara për studentët dhe për promovimin e vlerave dhe aftësive më të mira të tyre;

7. Mundësi për të qenë pjesë e kurseve me lektorë të ftuar, të huaj apo vendas;

8. Një mjedis të qetë dhe miqësor për studentët;

9. Faciletete në infrastrukturë;

10. Multidisiplinariteti;

11. Mundësi për përfshirje më të madhe sociale të studentëve.

 

Zyra e karrierës

Për arsye të organizimit të brendshëm universitar, ISE bashkëpunon me Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun dhe Studentët, në nivel Rektorati të UT-së, që ka për detyrë të mbulojë marrëdhëniet me publikun dhe studentët, menaxhimin e informacionit që shpërndahet përmes medias dhe rrjeteve sociale, kurimin dhe përmirësimin e imazhit, si dhe komunikimin mes studentëve për llogari të organizimit të jetës studentore në njësitë kryesore të universitetit.

Qëllimi është të mbulohen aspektet e komunikimit të institucionit me publikun dhe institucionet e tjera partnere. Kjo mund të bëhët përmes mediave tradicionale, teknologjisë së informacionit, shërbimeve online etj. me qëllim promovimin e vlerave të universitetit, organizimin dhe ndërtimin e urave të komunikimit mes studentëve në nivel fakultetesh apo mes universiteteve të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit.

Përmes këshillimit të karrierës, ne ju ofron studentëve vazhdimisht informacione rreth mundësive të ndryshme që institucioni në bashkëpunim me partnerët ofron, siç janë p.sh. trajnimet, aktivitete të ndryshme, internshipe, praktika profesionale dhe mundësi punësimi për studentët, si të bëjnë një një intervistë, të paraqesin një cv, etj.

Sektori i marrëdhënieve me studentët në këtë drejtori në Rektorat ka për detyrë të mbulojë organizimin e jetës studentore, mbikqyrjen dhe nxitjen e eventeve kulturore, sportive, mjedisore etj, për të krijuar gjallëri dhe aktivizëm mes të rinjve. Kështu ISE bashkëpunon me këtë strukturë në lidhje me karrieren dhe orientimin e studentëve në lidhje me programet e studimeve që në ofrojmë.

Qëllimi është jo vetëm pjesëmarrja në aktivitete të ndryshme në nivel universiteti, por edhe për ta promovuar Universitetin e Tiranës jo vetëm si një qendër e arsimit të lartë por edhe një qendër aktive rinore.

 

Ku mund të konsultoheni përpara përzgjedhjes përfundimtare të programit të studimit?

Për informacion më të hollësishëm mund të merrni në rektorat pranë Sektorit të Marrëdënieve me Studentët por edhe drejtpërdrejt në ISE. Tek ne do të njiheni më konkretisht me programet e ciklit të dytë që ne ofrojmë por edhe të ciklit të tretë, strukturën e tyre, përfitimet dhe perspektivën për studentët që ndjekin një master në studime evropiane, dokumentacionin që nevojitet për regjistrim, tarifat etj.

Kurrikula e këtyre programeve orientohet nga interdisiplinariteti, duke ofruar kështu më shumë mundësi zgjedhjeje dhe larmishmëri kursesh.

Mësimdhënia bëhet nga ekspertë kryesorë në fushat e tyre dhe profesorë me përvojë në mësimdhënie dhe me karrierë të pasur profesionale. Mësimdhënia nga profesorë që vijnë nga fakultete të ndryshme të UT-së, të disiplinave të ndryshme, mësimi në grupe të vogla të menaxhueshme, i ndihmojnë studentët të gjejnë një mjedis të veçantë mësimi dhe një qasje individuale dhe më shumë hapësirë për interaktivitet.

ISE dhe UT përdor gjithashtu platforma të cilat shërbejnë pikërisht për t’u dhënë informacion studentëve dhe kujtdo që është i interesuar për njohjen me institutin, qëllimin dhe punën që bën, aktivitetet që organizohen, inisiativat dhe projektet etj.

UT ofron informacion online që i shërben studentëve për njohjen e institucionit, pasqyrimin e punës dhe aktiviteteve, dhënien e informacioneve dhe njoftimeve, etj. Tashmë ne përdorim edhe median sociale dhe ISE ka faqen e saj zyrtare ww.ise.edu.al ku mund ta drejtohen për çdo informacion të nevojshëm por edhe rrjetet sociale si p.sh. facebook.

 

 

 

 

Regjistrimi

Procesi i regjistrimit në ciklin Master bëhet çdo vit bazuar në udhëzime të veçanta të nxjerra nga MAS. Për regjistrimin në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave studentët duhet të paraqiten në institucion për të bërë aplikimin në një nga programet e masterave që ne ofrojmë. Pas aplikimit procesi i përzgjedhjes dhe regjistrimit bëhet në një datë të përcaktuar nga udhëzimet e MAS-së.

Informacion më të detajuar merrni duke na kontaktuar drejtpërdrejtë në ISE apo përmes platformës online, ku do të gjeni informacionin e përditësuar dhe të nevojshëm për këtë orientim.

Dokumentacioni konkret që duhet të paraqese kandidati, afati dhe procedura e përzgjedhjes janë pjesë e një procesi të rëndësishëm që garanton ligjshmëri, transparencë, mosdiskriminim dhe barazi në vendimmarje.

Aktualsiht, një rubrikë të dedikuar në web të ISE-së vetëm për studentët dhe orinetimin e informimin e tyre, si edhe në rrjetin social facebook ku shpërndahen vazhdimisht informacione për studentët, aktivitetet që zhvillohen dhe informacione të tjera me rëndësi për procesin mësimor dhe veprimtarinë akademike në UT.

 

Pse këshillimi është i rëndësishëm për studentët

 

Ne të gjithë kemi nevojë për këshillim në një fazë të caktuar të jetës dhe për më tepër studentët që kanë nevojë të orientohen më mirë për të zgjedhur drejtimn e duhur, për të ndërmarrë hapat e nevojshëm që i orienton ata më mirë në studimet master që duan të kryejnë. Këshillimi mundëson që studenti të marrë udhëzime të vlefshme në mënyrë që të orientohet në zgjidhjen e një problemi dhe të ketë sukses në çdo fazë të jetës.

Ashtu si çdo person tjetër, edhe studentët kanë nevojë për udhëzimet e duhura për të zgjedhur një program studimi, por edhe një karrierë në të cilën mund të përshtaten dhe të orientohen sa më mirë në tregun e punës.

Kështu, mund të themi se këshillimi ka një rëndësi të madhe në jetën e një studenti që e ndihmon atë të përparojë në karrierën e tij dhe në jetë.

Këshillimi i ndihmon studentët që të orientohen më mirë jo vetëm në mjedisin universitar por edhe më gjerë.

Studentët e diplomuar në ISE vazhdojnë të jenë pjesë e rëndësishme e komunitetit tonë edhe pas diplomimit të tyre. Të mësuarit në mënyrë të vazhdueshme, interesa të përbashkëta, lidhje të përbashkëta, etj., e bëjnë komunitetin tonë të alumni një vlerë të shtuar të institucionit dhe diplomës së tij.

Falë bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucione, subjekte dhe organizata të ndryshme publike apo private, ne ju kemi mundësuar studentëve mundësi për punësim në tregun shqiptar të punës. Komuniteti ynë alumni përbëhet nga një numër i madh studentësh të diplomuar që rritet çdo vit, prej të cilëve mbi 80% e tyre janë të punësuar në sektorë të ndryshëm publik apo privat

sqShqip