Takimi përmbyllës i vizitës dyditore në Bruksel të grupit të masterit ekzekutiv të ISE-së
Takimi përmbyllës i vizitës dyditore në Bruksel të grupit të masterit ekzekutiv të ISE-së ishte tek institucioni kryesor i marrjes së vendimeve në BE: Këshilli i Bashkimit Europian.
Znj. Ilina Markova, përgjegjëse për politikën e zgjerimit, me fokus Shqipërinë, bëri një prezantim të hollësishëm të funksionimit të Këshillit të BE-së dhe dinamikave me institucionet e tjera. Diskutimi që u zhvillua më pas iu kushtua kryesisht sfidave të zgjerimit dhe dimensionit politik në marrjen e vendimeve nga vendet anëtare.
Krahas prezantimit dhe bisedës me zyrtaren e lartë të Këshillit, studentët e masterit ekzekutiv patën mundësinë të vizitojnë ambientet kryesore të Këshillit, duke u njohur edhe me procedurat e ndjekura gjatë samiteve të BE-së.
Kushdo që ka interes në programin e masterit ekzekutiv “EU Membership and Accession Negotiations”, mund të kontaktojë në adresën email të dedikuar: euman@ise.edu.al